Ema dhe Zanfina Ismaili jo më si më parë (Foto)

Ema dhe Zanfina Ismaili jo më si më parë (Foto)

Adelina rrallë ka dalë për jetë nate, rrallë është parë rrugëve të qytetit. Diva e muzikës moderne, përherë është ruajtur nga ekspozimi i tepërt, e ndoshta pikërisht për këtë arsye është bërë edhe më interesante, më e përfolur, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshe nga motra e saj e madhe, Ema e Zanfina kanë dalë më shumë për kafe, për jetë nate, etj. Ato shiheshin shpesh nëpër kafiteritë më IN, por gjithashtu edhe në diskoteka të ndryshme.

Motrat bukuroshe u kanë marrë gjithë vëmendjen vajzave të tjera, që për këtë arsye edhe mund të mos i kenë dashur, e madje edhe sharë ndër dhëmbë ndonjëherë. Por, Zani e Ema kurrë se kanë vrarë mendjen për këtë gjë, ato thjesht e kanë shijuar momentin, shkruan “Kosovarja”.

Tani daljet e tyre në diskoteka janë më të rralla, por lidhja e motrave është tejet e fortë.

 

Shpërndaje në: