Emery: Do t’i jap të gjithë tifozëve të Arsenalit momente dhe kujtime të veçanta
Unai Emery është i lumtur që ka marrë postin e trajnerit të Arsenalit
Te Arsenali po fillon një epokë e re pasi periudha 22-vjeçare e Arsene ëenger ka përfunduar, transmeton Periskopi.
Emery fitoi garën me Mikel Artetan për stolin e trajnerit.
“Unë jam i kënaqur që jam bashkuar me një nga klubet e mëdha në botë,” ka thënë Emery.
“Arsenali është i njohur dhe i dashur në të gjithë botën për stilin e tij të lojës, angazhimin ndaj lojtarëve të rinj, stadiumin fantastik dh mënyrën e drejtimit të klubit.
“Unë jam i ngazëllyer për atë që mund të bëjmë së bashku dhe mezi pres që t’i jap gjithsecilit që e do Arsenalin disa momente dhe kujtime të veçanta,”./Periskopi/



