Emery konfirmon të ardhmen e Ozil

Emery konfirmon të ardhmen e Ozil

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery deklaroi edhe njëherë se Mesut Ozil është ende pjesë e planeve të tij, pavarësisht se nuk ka luajtur në pesë ndeshjet e fundit me “Topçinjët”.

30 vjeçari ka luajtur 155 minuta në Premier Ligë me Arsenalin, kurse që nga barazimi 1-1 me Wolves më 11 nëntor të vitit të kaluar nuk është paraqitur fare, përcjell Periskopi.

Legjendat e Arsenalit, Emmanuel Petit dhe Paul Marriner e kanë kritikuar mesfushorin gjerman për paraqitjet e tij të dobëta.

“Ai ka qenë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës, mirëpo unë vendosa që ai të mos luajë”, – tha Emery.

“Unë bisedova me të pas ndeshjes me Chelsean, i kërkova që ai të jetë i gatshëm për ndeshjet e tjera si gjithë pjesa tjetër e ekipit”.

“Gjatë ndeshjes me Chelsean, unë pata besim tek ai nëse do të luante. Në ndeshjet e ardhshme ne kemi nevojë për përvojën dhe kualitetin e tij”, potencoi trajneri spanjoll./Periskopi/

Shpërndaje në: