Emery: Prioriteti im ishte që ta bëja të lumtur Neymarin

Emery: Prioriteti im ishte që ta bëja të lumtur Neymarin

Unai Emery do të largohet në fund të këtij edicioni nga PSG

Emery e nisi sezonin te PSG me pritshmëri të mëdha për Champions League, pasi në ‘Parkun e Princace’ verën e kaluar zbarkoi Neymar për shumën rekord 222 milionë euro, transmeton Periskopi.

Vazhdimisht raportohej se raportet e Neymar me ish-trajnerin e Sevillas nuk ishin të mira.

“Gjëja e parë që bëra këtë sezon ishte të përcaktoja prioritet dhe kjo ishte: duhet ta bëja Neymarin të lumtur, kjo është gjëja e parë, pavarësisht se ai nuk angazhohej si të tjerët. E dyta ishte të arrija suksese në garat evropiane dhe franceze”, ka thënë Emery.

“Te Barcelona lider është Lionel Messi, në Real Madrid është Florentino Pérez, dhe te Atletico Madrid është Diego Simeone,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: