Emilja Rexhepi pretendon se seanca e djeshme dështoi për shkak të mungesës së deputetëve

Emilja Rexhepi pretendon se seanca e djeshme dështoi për shkak të mungesës së deputetëve

Deputetja boshnjake Emilja Rexhepi ka komentuar dështimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se problemi nuk qëndron tek mungesa e votave, por tek mungesa fizike e deputetëve në sallë.

Sipas saj, votat ekzistojnë, mirëpo prania e pamjaftueshme e deputetëve e ka pamundësuar përparimin e procedurave parlamentare.

“Ka vota. Në sallë nuk kishte deputetë,” deklaroi shkurt Rexhepi për FrontOnline, transmeton Periskopi.

Duke lënë të kuptohet se mungesa e koordinimit mes grupeve parlamentare dhe qëndrimet politike po pengojnë formimin e institucioneve të reja.

Rexhepi ka folur edhe për rolin e Presidentes në situatën aktuale, duke thënë se pret që seanca të vazhdoj brenda 48 orëve. “Presidentja kur e thirre… besoj brenda 48 orëve’’ tha deputetja Rexhepi./Periskopi/

Shpërndaje në: