Emin Bajrami shpëtimtari i Hajvalisë
Bajrami e udhëhoqi me sukses ekipin e femrav drejt Ligës së Kampionëve, ka vendosur të rikthehet si futbollist aktiv në moshën 43-vjeçare, dicka e pa zakontë edhe në arenën ndërkombëtare. Ai këtë njoftim e ka bërë përmes rrjetit të tij social, Facebook.
“Duke e parë klubin e KF Hajvalia në krizë të thellë të rezultateve të dobëta, unë Emin Bajrami në moshën 43-vjeçare kam marrë një vendim të rëndësishëm. Duke mos pasur tjetër mundësi për t’i ndihmuar klubit nga sot do t’i kthehem fushës së gjelbër dhe do të mundohem që në maksimum të nxjerrë nga kriza e rezultateve dhe do të mundohem të jem shpëtimtar i Hajvalisë”, ka shkruar ai në Facebook.
Hajvalia është në krizë të rezultatesh dhe gjindet në pozitën e fundit me pesë pikë. /Periskopi.com



