Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi në Washington, për takim me zyrtarin e lartë të DASH, Brendan Hanrahan

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi në Washington, për takim me zyrtarin e lartë të DASH, Brendan Hanrahan

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se sot në Washington, zyrtari i Lartë Brendan Hanrahan është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Ky takim është mbajtur në orën 11:15 të mëngjesit sipas kohës lokale amerikane.

“Zyrtari i Lartë i Byrosë Hanrahan takohet me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sørensen, në Departamentin e Shtetit”, thuhet në njoftimin e DASH.

Ky takim ka qenë i mbyllur për shtyp.

Ky udhëtim në SHBA i Sorensen vjen pas arritjes së marrëveshjes së fundit më Qeverinë e Kosovës të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, lidhur me Ligjin për të Huajt.

Shpërndaje në: