Emocione nga Haga, Jakup Krasniqi takohet me djalin dhe nipin
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka bërë të ditur se sot ka vizituar babin e tij në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Së bashku me të ishte edhe Doari, i cili për herë të parë vizitoi xhaxhain e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Altini ndau emocionet e kësaj vizite familjare, duke e quajtur të veçantë.



