Emocionuese, Berisha largohet nga Kosova me një ‘selam’ (Foto)
Sulmuesi Berisha erdhi me shumë bujë në përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjen me Islandën por që nuk arriti të debutonte në mënyrën më të mirë.
32-vjeçari nuk arriti të shënoj gol në paraqitjen e tij të parë në fanelën e Kosovës.
Ai ka postuar në rrejtin e tij social Instagram në të cilin ka shkruar një mesazh emocionues për tifozët kosovarë, transmeton Periskopi.
“I kthyer në Melbourne. Ishte një eksperiencë e mrekullueshme që të luaja për shtetin tim. Faleminderit për përkrahjen”, shkroi Berisha.
Vlen të theksohet se ish sulmuesi i Burnleyt, është golashënuesi më i mirë në Australi me 18 gola të shënuar këtë edicion. /Periskopi/
https://www.instagram.com/p/BSGGarLgmoh/



