Emocionuese: Cardiff shënon, ja çfarë bën futbollisti për Sala (VIDEO)
Pas pjesës së parë, Cardiff është duke udhëhequr 1-0 ndaj Bournemouth.
Bobby Ried (5′) shënoi nga penalltia, gol i cili po vendos deri në këto momente.
Por më emocionuese mbetet dedikimi i tij. Pas golit, Ried mori fanelën e Emiliano Sala dhe e mbajti në duar, duke i dedikuar golin.
Kujtojmë se sulmuesi argjentinas është i zhdukur tash e disa ditë bashkë me pilotin David Ibottson. Sala po kompletonte transferimin e tij te Cardiff, megjithatë nuk arriti të paraqitej asnjëherë për këtë skuadër. /Periskopi/




