Emocionuese: Kënga për Fadil Vokrrin është gati
Arbëresh Dalipi ka paralajmëruar një këngë, e cila do t’i kushtohet legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit.
Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook.
“Me kënaqësi ua paraqes tekstin e këngës për Fadil Vokrrin, e cila përshkruan emocionet e shqiptarëve në paraqitjet e tij dhe aftësitë e tij në lojën e futbollit si dhe kontributin e tij në ndërkombëtarizimin e federatës” – ka shkruar në facebook, autori i tekstit.
Ai bëri të ditur se kënga tashmë është gati dhe do të publikohet sapo të jetë finalizuar.
Dalipi këtë këngë ia ka besuar këngëtarit të njohur gjilanas Besart Berisha.
“Kënga është punuar nga vendasi im Besart Berisha, të cilën do t’ua postoj sapo të jetë finalizuar. Nga ajo që kam dëgjuar deri tani jam shumë i kënaqur. Ai do ta ngjall këtë tekst në një këngë që do të jetë himn” – vlerësoi Dalipi, duke shpresuar se kjo këngë do të jetë një himn kushtuar veprës së Fadil Vokrrit.




