Emocionuese, lexoni çfarë ka shkruar Drogba për John Terry (Foto)
Legjenda e Chelsea, Didier Drogba ka komentuar largimin e mbrojtësit John Terry nga Chelsea në fund të këtij sezoni, shkruan Periskopi.
Drogba dhe Terry ishin bashkëlojtarë të skuadra londineze për shumë vite, duke fituar çdo trofe të mundshëm së bashku. Drogba është një nga golashënuesit më të mirë në histori të Chelseat.
Por, njeriu me të cilin fituan dhe dhanë gjithçka së bashku, Didier Drogba ka disa fjalë.
“Ishe lojtari i parë që më the “Mirë se erdhe në Chelsea”. Mendova se ishte një futbollist i akademisë, por kur e pash që në një ndeshje ti ishe personi që na fliste para ndeshjes e kuptova se kush ishe. Ti ke qenë ai që Chelsea në 22 vite ka një pasion, një dëshirë të madhe për të fituar. Krenar që kam qenë së bashku me ty, me mbrojtësin më të mirë në Premier Ligë dhe një nga më të mirët në botë. Faleminderit për kujtimet e mira legjendë”, ka shkruar Didier Drogba.
Vlen të përmendet se një prej titujve më të rëndësishëm të dy futbollistëve që tashmë e kanë fituar epitetin e një legjende ishte Liga e Kampionëve në vitin 2012. /Periskopi/



