Emocionuese, rrëfimi prekës i Rio Ferdinand që përloti Anglinë (Video)

Emocionuese, rrëfimi prekës i Rio Ferdinand që përloti Anglinë (Video)

Dhimbja ishte shumë e madhe, por prezenca e fëmijëve, Lorenz 10 vjec, Tate 8 dhe Tia 5, pati një efekt pozitiv tek unë, sepse më shpëtoi jetën.

Kisha një ide fikse për të vrarë veten, në muajt e parë, pas vdekjes së Rebbeca. Që nga ai moment Rio Ferdinand nuk ka arritur më të jetojë, ‘por të paktën mbijetova’ thotë ai.

Mendimi për fëmijët e mi më bëri të zgjohem çdo mëngjes dhe të them që duhet t’ja dal, të eci përpara’, ka kometuar futbollisti për BBC.

Ata më ndihmuan të dal nga ajo ‘errësirë ku isha zhytur’, dhe ku jetoj tani, sepse gjëja më e keqe nuk është dhimbja e humbjes, por ndjenja e fajit që përjetova më pas’.

Një ndjenjë faji që të shoqëron teksa zbulon çfarë ka bërë partneri juaj në familje.

‘Në shtëpi Rebecca bënte gjithçka dhe unë se dija këtë, merrej me gjërat dhe më banale të fëmijëve, deri tek rituali si ti vinte në gjumë’ tregon Rio Ferdinand.

Vdekja e bashkëshortes ka sanksionuar futjen e tij në agoni dhe tërheqjen nga futbolli, nga ajo botë ku ishte gjithmonë dikush që e ndiqte, që e ndihmonte.

Tani ai duhet ti shërbejë dikujt tjetër, i cili ka nevojë për mbështetjen dhe drejtimin e tij.

‘Edhe pse ti nuk ke më asgjë për të dhënë, edhe pse e di që s’do të dëgjosh me koret e tifozëve në stadium, ti duhet të mendosh për ata që ke më të shtrenjtë në këtë jetë. Cdo ditë do të udhëtoj nëpër ato ‘hapësira të errëta’, duke mbajtur për dore fëmijët e mi, pa e ditur kurrë, se kush prej nesh do na e drejtojë rrugën, unë apo ata’, thotë Ferdinand, teska përlotet.

https://www.facebook.com/1544605832509233/videos/1657633427873139/

Shpërndaje në: