Emocionuese: Tifozit 94 vjeçar i plotësohet ëndrra, shënon gol nga penalltia

Emocionuese: Tifozit 94 vjeçar i plotësohet ëndrra, shënon gol nga penalltia

Se futbolli është sporti më i bukur dhe më emocionues mund të shihet edhe në videon e mëposhtme.

Një tifozit 94-vjeçar të skuadrës së Notts County, që bën pjesë në League Two në Angli, iu bë ëndrra realitet kur shënoi gol nga penalltia para ndeshjes me Crewe, shkruan Periskopi.

Roy, emri i tifozit, që vuan nga një sëmundje psikike iu realizua ëndrra e kamotshme që në stadiumin ”Meadow Lane” të shënonte një gol.

Ky gjest u prit mirë nga ana e tifozëve, që në sfond dëgjoheshin duartrokitjet e tyre pas goditjes së Roy.

Në fund, Notts County arriti ta fitonte ndeshjen ndaj Crewe me rezultat 2:1.

Një ditë që do mbahet mend gjatë në jetën e 94-vjeçarit, i cili i ka ditët e numëruara tashmë./Periskopi/

Shpërndaje në: