Emre Can zhgënjen tifozët e Liverpoolit: Dua të luaj në një klub shumë të madh
Aventura e Emre Can te Liverpool pritet të përfundojë këtë verë me Juventusin që është shumë interesuar për shërbimet e tij
Mesfushori i Kombëtares së Gjermanisë në një intervistë të fundit ka thënë se beson që ka kualitete për të luajtur në një skuadër shumë të madhe vitin e ardhshëm, shkruan Periskopi.
“Sigurisht, Bundesliga do të më interesonte, pse jo? Niveli është rritur shumë viteve të fundit atje,” ka thënë Can për ‘Suddeutsche Zeitung’.
“Premier League e ka fuqinë që të shpenzoj më shumë para në lojtar se sa Bundesliga. Kjo është shumë e rëndësishme për çdo futbollist.
“Unë kam vetëbesim të them se kam mjaftueshëm kualitet që të luajë për një klub shumë të madh sezonin e ardhshëm,”.
24-vjeçarit i skadon kontrata në fund të këtij edicioni me Liverpoolin dhe do të largohet me parametra zero. /Periskopi/



