Enca pyetet nga fansi se sa kërkon për një natë, befason me përgjigjen duke treguar shumën (Foto)
Këngëtarja Enca Haxhia është pa dyshim një prej personazheve më të ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo publikon shpesh imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe ato provokueset.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një video, ku shfaqet nën efektet e SnapChat.
Të shumtë janë edhe komentuesit që shkruajnë komente për të, që nga lëvdatat e deri te kritikat ose ofertat qesharake.
Me një të tillë, këngëtarja e hitit “Ciao” është ndeshur së fundmi.
Një nga komentuesit ka shkruar përbri videos së saj, duke pyetur ‘se sa lekë kërkon për një natë?’.
Ndërsa e indinjuar nga pyetjet, këngëtarja i është përgjigjur duke shkruar “100 milionë euro”, me çka ka bërë që edhe shumë fansa tjerë të replikojnë sërish, duke shkruar komente me të qeshura. /Telegrafi/




