Encës i publikojnë një foto që s’do donte ta shihte
Pothuajse çdo ditë është pjesë e titujve rozë.
Enca Haxhia është këngëtarja e cila çdo ditë kujdeset që të sjell imazhe të reja për ndjekësit e saj, shkruan lajmi.net.
Ajo pranon kritika të shumta lidhur me përdorimin e fotoshopit, me të cilin tenton t’i eliminojë kilet e tepërta.
Së fundi, në rrjete sociale ka qarkulluar një fotografi e këngëtares, e cila ishte shkrepur katër vite më parë.
E veshur me një bluzë të bardhë dhe një palë pantallona blu të lehtë, Enca dukej shumë më ndryshe prej tani.
Në sy të bie menjëherë pesha e këngëtares, e që ishte shumë më në top-formë sesa që është tani.




