Endrit Thaçi falenderon Ramën për vizitën e babait të tij në Hagë: Fjalët por edhe veprat e juaja janë shëndrru në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit
Djali i ish-Presidentit Hashim Thaçi, Endriti ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Hagë.
Ai falenderon kryeministrin e Shqipërisë, ku ndër të tjera thotë se veprat e Ramës janë shëndrru në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit.
“Faleminderit shumë Kryeministër Rama nga nana dhe unë. Fjalët por edhe veprat e juaja janë shëndrru në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit. Ju na dëshmoni se bashkë jemi ma mirë”, ka shkruar Endrit Thaçi.




