Endrit Thaçi takohet me Ramën në Prishtinë, i dhuron librin autobiografik të Hashim Thaçit
Djali i ish-presidentit Thaçi, Endrit Thaçi ka zhvilluar një takim me kryetarin e Prishtina, Përparim Rama.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook, në të cilin Thaçi ka publikuar një fotografi nga takimi në zyrën e kryetarit.
Gjatë kësaj vizite, ai e ka falënderuar Ramën për mbështetjen ndaj vlerave të luftës, ndërsa i ka dhuruar edhe librin autobiografik të babait të tij, Hashim Thaçi.
“Një vizitë te Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të cilin e falënderova për mbështetjen e vlerave të luftës dhe ia dhurova librin autobiografik të babit: ‘Shteti i ri, burrë shteti modern’. Faleminderit për mikpritjen @PerparimRama1”, thuhet në shkrimin e publikuar.




