Ëndrra e çuditshme e tifozëve të Arsenalit
Arsenali e ka humbur tashmë lojtarin më të mirë që e kishte në skuadër, kilianin Alexis Sanchez. Sidoqoftë, pavarësisht atij momenti dëshpërimi, tifozët e Arsenalit i përjetuan dy momente ‘kënaqësie’, së pari me ardhjen e armenit Henrikh Mkhytarjan, dhe mbrëmë me kualifimin në finale të Carabao Cup.
Skuadra nga Londra raportohet se është në bisedime me 28 vjeçarin nga Gaboni, Pierre Emerick Aubameyang. Ndërkohë që ka bisedime edhe për vazhdimin e kontratës së gjermanit Mesut Ozil, të cilit i skadon kontrata në verë – raporton Periskopi.
Në rrjetin social Twitter, tashmë tifozët e Arsenalit e kanë përshkruar ëndrrën e tyre të madhe të këtij janari. Së pari, Arsenali do të njoftonte nënshkrimin e vazhdimit të kontratës me gjermanin Ozil, që do t’i gëzonte mjaft shumë tifozët e skuadrës, i cili i njohur për asistimet briljante, do t’i thoshte Aubameyangut në anën tjetër të tij, nëse ‘mund ta asistonte’ me nënshkrimin e kontratës me Arsenalin.
Padyshim që transferimi i Aubameyang do ta ndihmonte shumë klubin e Arsene Wenger, që ka telashe të mëdha në Ligë. Por, edhe ky transferim mund të dështojë, gjë që ka ndodhur shpesh në vitet e fundit me futbollistët që kërkonin topçinjtë.
Duket se tifozët e Arsenalit duhet të argëtohen edhe për një kohë, vetëm me lojën e bukur, kujtimet dhe ëndrrat e tyre.



