‘Engjëjt’ apo ‘Djajtë’, kush e fiton derbin më të madh në Ishull?

‘Engjëjt’ apo ‘Djajtë’, kush e fiton derbin më të madh në Ishull?

Manchester United e pret në shtëpi rivalin e përbetuar Liverpoolin në kuadër të javës së 27-të në Premier Ligë

Dy klubet më të trofsheme në Ishull, por që këtë edicion luftojnë për ambicie të ndryshme do të përballen në ‘Old Trafford’ sot me fillim nga ora 15:05.

Manchester United po lufton për pozitën e katërt që ia do t’ia siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër, derisa Liverpooli kërkon titullin e Premier Ligës, që i mungon tash e 29 vite.

Diferenca e pikëve ndërmjet këtyre dy skuadrave është e madhe, Liverpooli ka 14 pikë më shumë se Unitedi, por në derbit si ky nuk kanë rëndësi këto statistika, raporton Periskopi.

‘Djajtë e Kuq’ janë këndellur me ardhjen e Ole Gunnar Solskjaerit në krye të skuadrës dhe që nga emërimi i tij United në 13 ndeshje në të gjitha garat ka fituar 11 ka barazuar në një ndeshje dhe ka vetëm një disfatë, nga PSG[0-2] në Ligën e Kampionëve.

Humbja e fundit e Manchester Unitedit në Premier Ligë është pikërisht nga Liverpooli në dhjetor të vitit të kaluar[3-1], në një ndeshje e cila u vendos nga Xherdan Shaqiri, i cili hyri nga banka rezervë për të shënuar dy gola dhe për t’ia dhuruar tre pikë skuadrës nga Anfield.

Në anën tjetër Liverpooli po kalon një edicion fantastik në Premier Ligë ku pas 26 ndeshjeve ka shënuar 20 fitore, 5 barazime dhe vetëm 1 humbje. Është në vendin e dyët në tabelë me 65 pikë, aq sa ka edhe City, por që duhet kujtuar se skuadra e Guardiolas ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Liverpooli nuk di për fitore në Premier Ligë ndaj Unitedit në ‘Teatrin e Ëndrrave’ që nga viti 2014, kur fitoi pastër 3-0. Atë vit ‘Të Kuqtë’ po luftonin për titull, të cilin e humbën vetëm në javët e fundit pasi u mposhtën nga Chelsea në Anfield [0-2].

Xherdan Shaqiri, heroi i Liverpoolit nga derbi i fundit këtë takim pritet që ta nisë nga stoli shkaku i formës jo të mirë të cilën e ka kaluar kohëve të fundit, përcjellë Periskopi.

Ndeshja më e zjarrtë në Angli do të luhet sot nga ora 15:05 me Manchester Unitedin që kërkon fitoren për ta ndalur rivalin e përbetuar, Liverpoolin, në luftën për titull.

Spektakli është i garantuar me të dy skuadrat që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për nderin e tifozëve. Një humbje do të ishte e hidhur për cilëndo skuadër.

Andaj lojtarët do të hynë në fushë me motivim shtesë ku do të luftojnë së pari për vete e më pas edhe për tifozët, të cilët edhe pse do të jenë në ‘teatër’ pritet që të jenë shumë të zhurmshëm. /Periskopi/

Shpërndaje në: