Eni Koçi bëhet nuse

Eni Koçi bëhet nuse

Këngëtarja e njohur, Eni Koçi sonte u bë ‘nuse’ për herë të parë.

Këngëtarja shqiptare është shfaqur mbrëmjen e sotme në sfilatën e “Ami Event” dhe rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve, shkruan lajmi.net.

Eni shkëlqente në fustanin e bardhë teksa ecte në pasarelë, e cila lirshëm mund të thuhet se ishte princesha e mbrëmjes.

Motra e saj, Greta publikoi disa imazhe në rrjete sociale e që thotë se Eni ishte nusja e mbrëmjes. “E bukura e botës”, shkruan ajo.

Ndryshe, Greta dhe Eni janë dy nga motrat më joshëse dhe më të komentuara shqiptare.

Shpërndaje në: