Eni Koci merr paralajmërime për vdekje, i nxjerr identitetin mashkullit që e frikëson

Eni Koci merr paralajmërime për vdekje, i nxjerr identitetin mashkullit që e frikëson

E vogla e motrave Koçi, bukuroshja 21 vjeçare Eni, që në daljet e saj të para në skenë, është
komentuar per bukurinë dhe hijeshinë që ka.

E njohur nga bashkëpunimet e shumta muzikore me artistë si Noizy, Genc Prelvukaj, Gold
Ag etj, ajo vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes së publikut shqiptar.

Ndjekësit e saj në Instagram i dërgojnë vazhdimisht mesazhe komplimentuese, por mes tyre
sot këngëtarja ka marrë dhe një mesazh nga një person i cili shkruan “Do vdesësh një ditë je
ushqim për krimbat”, mesazh të cilin Eni e ka bërë menjëherë publik në storyn e saj.

“Mu duk vetja si në film horror. Të gjithë do vdesim një ditë por nuk e kuptoj përse ky njeriu
vazhdon të ma rikujtojë këtë gjë. Uroj që njerëzit pozitivë të na rrethojnë sa më shumë në
jetë”- ka shkruar këngëtarja

 

Shpërndaje në: