Eni Koçi shfaqet tejet provokuese me fustan të tejdukshëm (Foto)
Është njëra ndër artistet më seksi dhe më të reja që ka estrada. Bukuroshja nga Shqipëria, Eni Koçi është mjaft e komentuar në shtypin rozë sa për paraqitjet e zjarrta e sa për jetën private, e cila supozohet të jetë në lidhje me artistin nga Kosova, Genc Prelvukaj.
Madje, me këtë të fundit ka edhe dy këngë të realizuara ‘Vetëm ti’ dhe ‘Shi bie në Tiranë’, të cilat janë pëlqyer mjaftueshëm nga audienca shqiptare.
Madje, ajo njihet edhe si boksiere që lirisht mund të cilësohet boksierja më provokuese që kemi parë ndonjëherë. Kujtojmë se projekti ‘Shi bie në Tiranë’, ka kaluar një milionëshin e klikimeve.




