Enrique drejt largimit, legjenda e Barcës po i zë vendin
Mediat kanë nisur të aludojnë, madje së fundmi kanë dalë zëra se mund të jetë Ronald Koeman zëvendësuesi i Luis Enriques te Barcelona.
Holandezi, i cili ka një të shkuar si futbollist te Barcelona, pasi ka luajtur për disa sezone me skuadrën blaugrana, aktualisht është në drejtimin e Evertonit dhe po bën mirë me skuadrën nga Liverpooli.
Media të ndryshme shkruajnë se në ditët e fundit ka patur disa kontakte mes drejtuesve të klubit katalanas dhe trajnerit holandez, ku është diskutuar mbi mundësitë që ka Koeman për t’u ulur në stolin e Barcës.
Koeman e njeh mirë ambientin blaugrana dhe falë eksperiencës që ka fituar në drejtimin e Southamptonit dhe Evertonit mund të jetë një pasues i denjë për Luis Enriquen .



