Enrique: Juventus u kualifikua, por kjo skuadër e fiton Ligën e Kampionëve

Enrique: Juventus u kualifikua, por kjo skuadër e fiton Ligën e Kampionëve

Luis Enrique e konsideron të merituar kualifikimin e Juventusit dhe e vlerëson shumë Massimiliano Allegrin.

Trajneri katalunas ka uruar kampionin italian për kualifikimin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Ky është futbolli. Ne jemi përpjekur duke luajtur shpejtë dhe në sulm, por na mungoi një kthjelltësi në fund. Loja ishte e bukur mes dy klubeve të mëdha. Urime për Juventusin”, deklaroi Enrique.

“Juve ka trajner të madh dhe skuadër shumë të fortë. Ata mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve”, shtoi Enrique

Shpërndaje në: