Epike nga Manaj: E fluturoi topin jashtë stadiumi pas golit nga Asllani
Kristjan Asllani realizoi golin e fitores për Shqipërinë dhe atë të kualifikimit në Play Off.
Megjithatë gjatë festës vëmendjen e mori një tjetër moment. Rey Manaj, shihet teksa merr topin nga fundi i rrjetës dhe më pas e shkelmon nga gëzimi.
Siç shihet në momentin e golit, topi përfundon jashtë stadiumit. Një festë e çmendur nga lushnjari, i cili e tregoi lumturinë e tij të madhe në këtë mënyrë.



