Era Istrefi falenderon përkrahësit e saj (Foto)

Era Istrefi falenderon përkrahësit e saj (Foto)
Dy ditë më parë, këngëtarja kosovare me famë botërore, Era Istrefi ka publikuar projektin e saj më të ri me titull ‘No I Love Yous’.

Këtë këngë, Era e solli në bashkëpunim me reperin e famshëm French Montana, shkruan lajmi.net.

Pas lansimit të këngës, Era pranoi urime të shumta nga të gjithë dhe fjalë të mira nga shumë prej kolegëve të saj, të cilës shprehen krenar për të.

E emocionuar nga mesazhet që ka pranuar, Era zgjodhi që përmes një thënieje t’i falënderojë të gjithë që e mbështetën.

“Njerëzit të cilët spontanisht ndajnë kohë të tregojnë që janë krenarë me ju, janë shumë të nevojshëm” është thënia të cilën e ka postuar Era në rrjete sociale dhe falënderoi të gjithë nga thellësia e zemrës shkruan Lajmi.net.

Shpërndaje në: