Era Istrefi flet për marijuanën

Era Istrefi flet për marijuanën

Ylli i hitit ‘Redrum’ ka publikuar disa foto në rrjetin social, Snapchat ku tregon se ndihet mirë që jeton në një epokë ku marijuanën mund ta konsumojë çdo njeri.

Edhe pse e palegalizuar në shumë vende të botës, Era Istrefi ka zgjedhur të tregojë se merr informacion për konsumimin e lëndës narkotike me anë të librit ‘Marihuana Goes Main Street.’

Në një foto tjetër, ajo ka publikuar një nga frazat e librit, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Falenderoj zotin që jetoj në këtë epokë.”

Këto postime të bëra nga ajo mund të jenë një mënyrë për të treguar se është konsumuese e lëndës narkotike.

Shpërndaje në: