Era Istrefi gati këngën e re (Video)
Këngëtarja shqiptare që pati sukses në skenën ndërkombëtare, Era Istrefi, vazhdon të mendojë për krijime të reja muzikore.
Bukuroshja e cila ka arritur që me hitin “BonBon” të ketë 540 milionë klikime në YouTube, lansoi një varg këngësh tjera që u pritën mirë.
Megjithatë, ka gjashtë muaj që prej se bukuroshja nga Prishtina s’ka publikuar asnjë këngë.
Së fundmi, Era ka qëndruar në Suedi ku ka punuar në realizimin e projekteve të reja.
Është vet këngëtarja që ka publikuar një video të shkurtër në rrjetet sociale ku ka paralajmëruar projektin e ri.
https://www.facebook.com/strefie/videos/2075764479309100/
Kënga në dëgjimin e parë duket se është projekt ritmik.
Ndryshe, Era së fundmi ka pasur probleme edhe në jetën private, pasi ishte ndarë nga Faton Shoshi, që po ashtu menaxhoi karrierën e saj. /Telegrafi/



