Era Istrefi nuk ka ide për dhuratë (Foto)
Ajo tani ka shëtitur botën, duke punuar për karrierën e saj që çdo ditë e më shumë po shkon në rritje.
Kështu, Era e din se çfarë është një dhuratë e mirë. Por, kohët e fundit ajo po qëndron në Kosovë dhe ka hasur në një ‘problem’, shkruan lajmi.net.
Në Snapchat këngëtarja ka postuar një fotografi ku shihen disa para, ku ka treguar se ajo ka bërë gati që t’i dhurojë dikujt këto të holla, pasi në Prishtinë nuk gjen ndonjë dyqan ku mund të blejë diçka nga firmat e mëdha botërore.
E burime të lajmi.net mësojnë se të hollat janë për ditëlindjen e saj, Nitën.
Një dhuratë kjo shumë me mend nga motra më e vogël.




