Era Istrefi prezanton ajvarin tek amerikanët duke treguar një ditë të saj në Prishtinë
Sukseset janë kryefjala e këngëtares në karrierën e saj profesionale këto dy vitet e fundit.
Së fundmi, Era Istrefi në bashkëpunim me HollywoodLife, në InstaStory ka tregaur një ditë të saj të rëndomtë në vendin e saj të lindjes në Prishtinë, shkruan GazetaBlic.
Si një nga artistet më kreative dhe më unike shqiptare, u përkujdes që edhe kësaj rradhe, fansat të marrin më të mirën nga ajo.
Ajo ditën e saj e filloi duke treguar se me çfarë ushqehet në mëngjes, ku tregoi se vezët dhe ajvari janë të preferuarat e saj. “This is so f*cking delicious”, ishte përshkrimi i Erës për vezët me ajvar.
Kjo padyshim që do bëjë krenar çdo shqiptar.
Pasi që në shumë ushqime në jetën luksozve të saj, këngëtarja zgjodhi pikërisht një ushqim tradicional, gjë që as këngëtaret në vendin tonë pa një karrierë ndërkombëtare e bëjnë.
“Ky është një ushqim që bëhet në shtëpi”, ishte përshkrimi i saj për ajvarin.
Istrefi pastaj filloi ditën duke treguar çdo amerikani Prishtinën.
Ajo afroi shenjën “Dardani” tek semafaorët duke iu treguar se ku ka jetuar ajo dhe rritur në kryeqytet.
Era vazhdoi ditën pastaj duke ushtruar në fitnes dhe duke i prezantuar me menaxherin e saj Faton Shoshin dhe Ledri Vulën.
Duke mos anashkaluar as veturat e saj luksoze.
Ndryshe, Era ditë më parë ka lansuar projektin e saj të fundit në bashkëpunim me reperin amerikan French Montana, “No I Love Yous”, i cili po pëlqehet mjaft shumë dhe ka marrë miliona kilikime deri më tani.
Kënga ishte pjesë edhe e InstaStoryt Takeover, ku ajo shihet duke e kënduar./GazetaBlic








