Era Istrefi seksi sa më s’ka në klipin e ri
Këngëtarja, Era Istrefi është në formë të mirë pas një operimi që pati muajin e kaluar.
Ajo tashmë është rikthyer fuqishëm e cila është mëse aktive edhe në rrjetet më të frekuentuara sociale, shkruan lajmi net.
Ditë më parë Istrefi, solli disa imazhe atraktive për çka edhe u komentua tejet shumë në mediat shqiptare, e më së shumti për xhaketën që ishte në vlerë afro 4 mijë euro.
Në një pozë të fundit, Era shfaqet tejet joshëse teksa vë në pah format trupore. “I takoj vizionarit”, shkruan ajo. Mbase këto të fundit janë pjesë e klipit të ri të këngëtares 24 vjeçare.
Era është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell në muajt në vijim ndërkaq ky vit ishte goxha i suksesshëm për të e cila na bëri krenarë të gjithëve.
“Prisoner” dhe “Oh God”, janë dy këngët e fundit të Erës të realizuara në Xhamajka.
https://www.instagram.com/p/BoPJYXGDGw6/?taken-by=eraistrefi



