Era Istrefit i duket Kosova shumë e gjelbëruar
Era Istrefi është bërë shumë e famshme në mediat ndërkombëtare. Së fundi ajo ka qenë e ftuar e një radio në Amsterdam të Holandës.
Era në intervistë është pyetur se si është të jetohet në Kosovë. Ajo ka tentaur të thotë fjalë të mira për Kosovën.
Madje e ka tepruar duke thënë se Kosova është vend i gjelbër.
“Është shtet i vogël dhe i dashur ku ke çfarëdo që të nevojitet. Është vend i gjelbër, me ajër të pastër dhe gjelbërim kudo. Faktikisht, është shumë e shëndetshme të jetosh në Kosovë” ka shtuar Era Istrefi.



