Erden Atiq merr 10 nga 12 votat e diasporës
Janë numëruar 100 për qind e votave të diasporës në Mitrovicë të Veriut, e që gjithsej ishin 12 vota.
10 prej tyre i mori Erden Atiq i VV-së, derisa Betim Osmani nga IQM mori një votë, e njëjtë mori edhe Katarina Adançiq.

Derisa në rezultat preliminare, në Mitrovicë të Veriut kryeson Millan Radojeviq me 60.25%, duke fituar postin e kryetarit të kësaj komune pa balotazh./Periskopi/




