Erdhi me shumë bujë tek Interi, por lëndohet që në ndeshjen e parë (Foto)
Inter ka pësuar një humbje 2-0 ndaj zviceranëve të Sion dhe kanë humbur Radja Nainggolan për shkak të një dëmtimi gjatë miqësores së pasdites së mërkurë
Zikaltrit kanë testuar skemën 4-2-3-1 me Nainggolan, Politano dhe Karamoh që kanë luajtur pas shpinës së Lautaro Martinez.
Nainggolan nuk zgjati shumë, ai duhet të zëvendësohej në minutën 24 pas një problemi muskulor. Më tepër është larguar nga loja si masë parandaluese, duke i hapur rrugën një lojtari të Primavera-s Xian Emmers.
Ndeshja përfundoi 2-0 me golat e Neitzke Baltazar. Gjithsesi edhe Inter pati rastet e tij por nuk arriti të shënonte.




