“Shteti amerikan; ky gjak është edhe në duart tuaja. Ju jeni përgjegjës për këtë gjenocid aq sa Izraeli. Krerë shtetesh dhe të qeverive evropiane; Ju gjithashtu jeni bërë palë në këtë gjenocid, barbarizëm dhe vampirizëm të Izraelit. Sepse keni heshtur. Ata goditën spitalet, shkollat, xhamitë dhe ju heshtët. Ata goditën autokolonën e ndihmave, ju heshtët. Ata qëlluan gazetarë, mjekë, punonjës të ndihmës, ju heshtët. Në kopshtet e spitaleve u gjetën varre masive, nuk reaguat. Ju e mbështetët hapur Izraelin duke thënë ‘Hamasi’”, pohoi ai.
Duke thënë se në Gaza nuk kanë vdekur vetëm fëmijët e pafajshëm të njerëzimit, se nuk është përjetuar vetëm gjenocid, Erdoğan tha se teksa në Gaza vdes njerëzimi, edhe në Evropë ka vdekur demokracia, të drejtat e njeriut, liria e shprehjes, liria e shtypit, të drejtat e grave dhe të fëmijëve.
Duke kërkuar që asnjë evropian të mos dalë më tani e tutje dhe të flasë për demokracinë, të drejtat e njeriut, lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit me arrogancë duke tundur gishtin me një gjuhë superiore, Erdogan tha se Izraeli po vret njerëzimin në Gaza, ndërsa Evropa ka vrarë vlerat e veta, po shkel të gjitha vlerat që bëjnë ekzistenciale.
Presidenti Erdogan më tej vazhdoi duke thënë se “nga këtu, kam dy fjalë edhe për botën islame: Çfarë prisni për të marrë një vendim të përbashkët? Çfarë duhet të ndodhë më shumë për të reaguar? Qentë po hanë trupat e dëshmorëve në rrugët e Gazës. Terroristët izraelitë hyjnë në shtëpitë e myslimanëve dhe ndajnë foto nga dhomat e tyre të gjumit. Fëmijët myslimanë po masakrohen në spitale. Foshnjave po u priten kokat. Njerëzit po digjen në tenda. Kur do t’i shihni këto? Kur do të reagoni? Kur do të mblidheni dhe do të merrni një qëndrim të vendosur? Kur Organizata e Bashkëpunimit Islam do të ndjekë një politikë efektive, parandaluese kundër këtyre mizorive? Kur bota islame do të mbrojë të drejtat, ligjet dhe jetët e vëllezërve të saj palestinezë? Betohem se Allahu do t’ju kërkojë llogari për këtë, të gjithëve neve”.
“Allahu do të kërkojë llogari ndaj atyre që injorojnë, bëjnë sikur nuk dëgjojnë, qëndrojnë të heshtur dhe nuk reagojnë, ndërsa një grusht terroristësh kryejnë gjenocid ndaj myslimanëve në qendër të gjeografisë dhe zemrës islame. Të gjithë që jetojnë në këtë gjeografi duhet ta dinë dhe ta kuptojnë shumë mirë se: Derisa Izraeli të vendoset nën kontrollin e ligjit ndërkombëtar, deri kur ai ta shohë veten të detyruar nga ligji ndërkombëtar, askush, asnjë vend, asnjë shtet përfshirë Turqinë nuk është i sigurt. A mendoni se ky barbarizëm është i kufizuar me Gazën? Kurrë dhe kurrë, ata nuk do të ngopen me pirjen e gjakut. Nuk do të ndalen kurrën e kurrës, për sa kohë që do të ketë nga ata që i përkëdhelin shpinën”, tha presidenti turk.
Erdogan thotë se një Izrael që nuk njeh ligjin dhe rendin është kërcënim jo vetëm për Palestinën, jo vetëm për Gazën, por edhe për mbarë njerëzimin dhe paqen botërore, “Hitleri, gjurmët e të cilit ndiqen sot nga Netanyahu, edhe pse vonë u ndalua me aleancën e Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik. Tashmë ky gjenocid, brutalitet dhe barbarizëm duhet të ndalet menjëherë me aleancën e njerëzimit, para se të jetë tepër vonë dhe para se Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës të dalin plotësisht jashtë kontrollit”.
Pasi përgëzoi të gjitha vendet mike që njohin Palestinën si shtet dhe shfaqin qëndrim humanitar dhe të guximshëm, ai deklaroi se “deri më tani 147 vende e kanë njohur Palestinën si shtet. Kjo do të thotë, më shumë se tre të katërtat e 193 vendeve anëtare të OKB-së e kanë njohur Palestinën si shtet. Vendimi i përbashkët i 147 vendeve nuk mund t’i lihet tekave të Këshillit të Sigurimit, i cili përbëhet nga 5 anëtarë. Ftojmë të gjitha vendet mike dhe vëllazërore të kundërshtojnë këtë padrejtësi. E përsëris se bota është më e madhe se 5. 147 është më e madhe se pesë. Ndërgjegjja e njerëzimit të përbashkët është më e madhe se 5”.