Erdogan në Rusi për bisedime me Putinin

Erdogan në Rusi për bisedime me Putinin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të udhëtojë drejt Rusisë gjatë kësaj jave, në udhëtimin që shihet gjerësisht si përpjekje për të riparuar marrëdhëniet e dyzuara që prej rrëzimit të avionit rus nga ata turq në fund të vitit të kaluar, ndërkohë që marrëdhëniet me aleatët tradicionalë si Shtetet e Bashkuara apo Europa po tregojnë tendosje në rritje pas përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit.

Vizita e së martës në Shën Pjetërburg, për bisedime me homologun rus Vladimir Putin, do të jetë e para e Erdoganit jashtë vendit që prej “puçit” të 15 korrikut, gjatë të cilit një grup oficerësh ushtarakë turq – të konsideruar tradhtarë nga autoritetet turke, – u përpoqëm të merrnin pushtetin duke përdorur avionë luftarakë, helikopterë dhe tanke në një natë të dhunshme gjatë së cilës mbetën të vdekur 270 persona.

Turqia dhe Rusia, të cilat nga ana e tyre e përshkruajnë njëra-tjetrën si partnere strategjike, janë përfshirë në një përkeqësim marrëdhëniesh. Rusia nga ana e saj ndërpreu shitjen e paketave turistike drejt Turqisë, si dhe vendosi një embargo të importeve agrikulturore duke i dhënë një goditje vendit mesdhetar; ndërkohë që Moska pagoi çmimin e saj, pasi mosmarrëveshjet bënë që Turqia të braktiste një gazjellës rus në këmbim të projekteve të tjera fitimprurëse.

Kjo është arsyeja që Erdogani dhe Putin janë të interesuar në sheshimin e kësaj grindjeje dhe rigjallërimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare, një proces që nisi që prej qershorit me ndjesën e Ankarasë për rrëzimin e avionit luftarak rus, e cila po largohej pas bombardimeve të kryera në Sirinë fqinje.

Shpërndaje në: