“Erdogani është Hitleri i ditëve të sotme”, shpërthen ylli i NBA pas arrestimit të babait

“Erdogani është Hitleri i ditëve të sotme”, shpërthen ylli i NBA pas arrestimit të babait

Basketbollistit të Oklahoma City Thunder, Enes Kanter iu është arrestuar babai nga autoritetet e Qeverisë së Turqisë, në shtëpinë e tij në Stamboll.

Për këtë ka reaguar menjëherë basketbollisti, i cili me anë të një postimi në proflin e tij në Twitter njoftoi për arrestimin.

Kanter në atë postim e quajti Presidentin e Turqisë, Tayyip Erdogan, “Hitler i shekullit të sotëm”.

Ai po ashtu tha se me siguri që babai i tij tani do të torturohet sikur mijëra vetë të tjerë.

Kanter, 25 vjeçar, ka lindur në Zvicër dhe në NBA filloi karrierën në vitin 2011 kur u zgjedh nga Utah Jazz prej “2011 NBA Draft”. /Periskopi/

Shpërndaje në: