Ermal Mamaqi tallet me Ilda Bejlerin, e quan vulgare (FOTO)
Ilda Bejleri është përfolur mjaft shumë javët e fundit, e krejt kjo pasi moderatori Mustafa Nano e quajti veshjen e saj në ekran vulgare.
Madje, e gjithë kjo shkoi më tutje, ku reagoi dhe Digitalb, imazh i së cilës është dhe bukuroshja.
E pas kësaj, shprehje “vulgare” filloi të përdorej dhe me shaka në rrjete sociale.
Është Ilda ajo që ka publikuar një fotografi mjaft joshëse ku shfaqet e veshur me fustan të zi, e nuk ka munguar komenti i moderatorit të njohur Ermal Mamaqi.
“Sa vulgare je” ka komentuar Ermali, e më pas ka ardhur dhe komenti i Ildës e cila ka shkruar: Edhe mashtruese.
Kuptohet e gjitha ka ndodhur në formë të shakasë pasi të dy janë miq të mirë.




