Ermal Sadiku i bashkohet LDK’së, Abdixhiku: Forcim i ekipit tonë, vizioni i tij profesional vlerë e çmuar për vendin
Inxhinieri Ermal Sadiku i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ermal Sadiku, një prej emrave më të shquar të inxhinierisë, inovacionit dhe sipërmarrjes teknologjike në Kosovë, nga sot i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës.I lindur dhe rritur në Prishtinë, Ermal Sadiku që në hapat e parë të karrierës së tij akademike ishte një prej studentëve më të përgatitur të gjeneratës. Studimet e avancuara në Gjermani i dhanë jo vetëm ekspertizë të thellë teknike, por edhe një perspektivë ndërkombëtare mbi inovacionin, standardet moderne të industrisë dhe mënyrat se si ndërtohen ekosistemet e qëndrueshme teknologjike. Pikërisht këto përvoja formësuan vizionin e tij profesional, që sot përbën një vlerë të çmuar për vendin.Pas kthimit në Kosovë, Ermal Sadiku u bë një nga zërat udhëheqës të transformimit digjital”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:



