Ermal Sadiku: Pa arsim digjitale, të rinjtë rrezikojnë përjashtimin nga tregu i punës deri në vitin 2030
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka ngritur alarmin për mungesën e investimeve në aftësitë digjitale dhe pasojat që kjo sjell për të rinjtë dhe ekonominë e vendit.
Në një postim në Facebook, Sadiku thekson se viti 2030 nuk është larg dhe se tregu i punës nuk po pret. Duke iu referuar të dhënave të UNESCO-s dhe World Economic Forum, ai thekson se deri në vitin 2030 rreth 90 për qind e vendeve të punës në botë do të kërkojnë aftësi digjitale – jo vetëm në sektorin e IT-së, por edhe në shëndetësi, ndërtimtari, bujqësi, administratë publike, tregti dhe logjistikë.
“Aftësitë digjitale janë shkrim-leximi i shekullit XXI. Pa to, të rinjtë tanë nuk janë thjesht më pak konkurrues, por të përjashtuar nga tregu i punës,” ka shkruar Sadiku.
Sadiku paralajmëron se një shtet që nuk investon në teknologji dhe arsim digjital po i përgatit të rinjtë për papunësi strukturore, duke krijuar një cikël dështimi: pa aftësi, pa produktivitet, paga të ulëta, ikje e trurit dhe ekonomi të dobët.
“Në vitin 2030 ndarja nuk do të jetë më mes shteteve të pasura dhe të varfra, por mes shoqërive të përgatitura digjitalisht dhe atyre të harruara,” thekson ai.
Postimi i plotë:



