Eros Grezda merr lajmin e shumëpritur
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda mund të luajë komplet ndeshjen e kësaj fundjave me skuadrën e tij të re, Glasgow Rangers.
23-vjeçari ka pasur fare pak minuta me fanellën e Rangers, për shkak të formës jo të mirë fizike, që pas lëndimit që mori në krahë.
Por, pas ndeshjes me Izraelin, ku ai u aktivizua nga fillimi deri në fund, tekniku Steven Gerrard është bindur që Grezda të aktivizohet në sfidën e së dielës në kampionatin skocez ndaj Hamilton.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë legjenda e Liverpoolit në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së radhës. “Po, Grezda tashmë është gati për ndeshjen e radhës që ne do të zhvillojmë Hamilton”, deklaroi tekniku anglez./Periskopi/



