“Është e vështirë t’i rezistosh thirrjes së një klubi të madh si Bayern Munich “
Ante Rebic nuk do t’i thoshte ‘JO’ Bayern Munichut nëse këta të fundit do të bënin ofertë për të
Ante Rebic ishte heroi i Frankfurtit në finalen e DFB Pokal kundër Bayern Munich pasi shënoi dy gola në fitoren 3:1, transmeton Periskopi.
Niko Kovac nga sezoni i ri do ta drejtojë Bayern Munichun, ndërsa Rebic ka thënë se nëse do të kishte ofertë edhe për të nuk do t’i thoshte jo gjigantit bavarez.
“Niko Kovac dhe unë kemi punuar shumë së bashku, në fillim tek U-21 pastaj në ekipin e parë. Mua gjithmon më ka pëlqyer që të punoj me të,” ka thënë Rebic.
Kroati më tutje foli edhe për ndonjë transferim të tij të mundshëm gjatë afatit kalimtar.
“Unë tani nuk po mendoj për ndonjë transferim. Tani vetëm dua të pushoj pas këtij sezoni të gjatë. Bayern? Ju e dini se është e vështirë t’i rezistosh thirrjes së një klubi të madh si Bayerni “. /Periskopi/




