“Është ‘El Clasico’ ime e fundit në Bernabeu”- deklaron ylli i Realit
Florentino Perez e transferoi atë për 40 milion euro në vitin 2012 nga Tottenham.
Bëhet fjalë për Luka Modric, i cili është lojtari që gati i dha më së shumti skuadrës madrilene duke e udhëhequr mesfushën. Shumica nga anëtarët e Realit thonë se pa kroatin ata nuk do t’i fitonin tri liga të kampionëve, si dhe çdo trofe që u ngrit nga madrilienët, raporton ‘DiarioGol’, transmeton Periskopi.
Por çdo gjë e mirë ka përfundim dhe Modric që është 32 vjeç, e di që është shumë afër përfundimit të karrierës. Kroati e ndjen se mund të vazhdojë të luaj duke dhënë maksimumin, por këmbët nuk durojnë përgjithmonë. Hiç më pak te skuadra si Real që kërkohet maksimumi çdo ditë.

Për atë arsye mesfushori beson se koha e tij në Real Madrid do të përfundojë këtë sezon. Futbollisti nuk dëshiron që të vazhdojë të jetë në pankinë. The kjo besohet se është më e mira për Real Madridin dhe lojtarin që ai të transferohet në një klub tjetër në verën e ardhshme.
“Kjo është ‘El Clasico’ ime e fundit” thuhet se Modric i ka thënë Gareth Bale-t, të cilët e ndajnë një zhveshtore. /Periskopi



