A është Elvana Gjata armiku në shtëpinë e Flori Mumajesit?

A është Elvana Gjata armiku në shtëpinë e Flori Mumajesit?

Ata i kanë dhënë fund martesës së tyre me muzikën pas shumë vitesh të suksesshme. Kjo ka bërë që mediat të aludojnë për shkakun e këtij “divorci”. Thuhet se Elvana ka filluar një lidhje të re me një biznesmen që jeton jashtë dhe për këtë arsye udhëton shpesh.

Nga ana tjetër Flori Mumajesi ka bërë sot në Instagram një postim shumë të çuditshëm, menjëherë pas lajmeve për prishjen e bashkëpunimit me Elvanën, shkruan opinion.al.

“1000 armiq jashtë shtëpisë tendë janë më mirë se 1 armik brenda saj”- shkruan Florin në profilin e tij në Instagram.

Kaq mjafton për të menduar se ky shkrim mund të jetë i dedikuar për të sapo larguarën nga shtëpia e tij diskografike “Threedots Production”.

 

Shpërndaje në: