A është Joshua, Mohammed Alia i ri i boksit?
Anthony Joshua është emri i boksierit që po nisë një histori të re në boks.
Sportisti britanik e ka thyer dominimin e Vladimir Klitschkos duke e nokautuar në një supermeç në raundin e 11-të.
Analistët po e quajnë Joshuan si Mohamed Alinë e ri të boksit. Nga 19 meçe Joshua ka 19 fitore, që të gjitha me nokaut.
Mënyra se si bokson, stili, forca dhe eleganca të jepin përshtypje se Mohamed Ali e ka tani pasardhësin.




