A është kjo kandidatja më e bukur në listën LDK-AKR-Alternativa?
Në listën e kandidatëve për deputetë të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, gjendet edhe ish-deputetja nga radhët e LDK’së, Mirjeta Kalludra.
Mandatin e kaluar në Kuvend, ajo e kishte zëvendësuar Teuta Sahatqinë, e cila ishte dekretuar Konsulle e Përgjithshme në Nju Jork.
Kalludra, e cila vie nga qyteti i Klinës në zgjedhjet e kaluara kishte marrë gjithsej 6135 vota.
Shpesh u komentua edhe për dukjen e saj, madje jo rrallë herë u cilësua si ndër deputetet më të bukura të legjislaturës së kaluar.






