A është kjo shtëpia sekrete e Putin? (Foto)
Shtëpia e veçantë e ka kulmin e mbuluar nga bari, në mënyrë që presidenti të mos diktohet nga spiunët perëndimor.
Derisa në pjesën e prapme është mali i dendur me drunj, përpara ndodhet liqeni, kurse anash helipadi. Pjesa e brendshme e shtëpisë ka një arkitekturë unike të stilit skandinav, derisa mobiliet kanë kualitet të lartë.
Në këtë vendqëndrim sekret që ndodhet në Karelia, Putini është parë duke i kaluar pushimet gjatë muajit korrik. Këto pretendime i ka bërë televizioni i pavarur rus Rain Tv, duke u bazuar në një burim të sigurt.








