A është ky hiti që do t’ia kalojë këngës “Despacito” (Video)
Ka thuajse 5 muaj që veshët na kumbojnë nga muzika e “Despacito”, hitit të Luis Fonsi-t dhe Daddy Yankee-t që i ka çmendur të gjithë që prej ditës së parë të publikimit.
Por duket se këtë verë do të jetë një tjetër këngë që do t’i zërë vendin dhe bëhet fjalë për hitin e J. Balvin dhe Willy William me titull “Mi Gente”, që sheh si personazh edhe italianin e famshmëm Gianluca Vacchi.

Ndonëse ka vetëm një javë që është publikuar në You Tube, kënga ka rezultuar një sukses i vërtetë me më shumë se 69 mijë shikime. Ja me çfarë do të kërcejmë këtë verë!/Xing.al



